Tuchel drejt një “aventure” të re

Futboll

Tuchel drejt një “aventure” të re

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 19:19
Tuchel drejt një “aventure” të re

Pas shumë eksperiencash dhe trofeve në Bundesliga, Ligue 1 dhe Premier League, duket se ish-tekniku i Dortmund, PSG e Chelsea është gati për një aventurë të re.

Siç raporton dhe Sport Bild, trajneri gjerman është larguar nga vendbanimi i itj në Angli dhe ka nisur mësimet intensive të një gjuhe të re, asaj spanjolle.

Tuchel duket se do të jetë ndër kandidatët për të marrë në dorë “timonin” e Atletico Madrid ose atë të Barcelonës, nëse dy klubet dështojnë të arijnë objektivat e tyre.

Ndërkaq, një mundësi mund të jetë edhe Real Madrid nëse Ancelotti vendos të udhëheqi Brazilin drejt, Kupës së Botës 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat