Drejtori i Bayerrnit shuan zërat e transferimit të qendërmbrojtësit në janar

Futboll

Drejtori i Bayerrnit shuan zërat e transferimit të qendërmbrojtësit në janar

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 11:25
Salihamixhiq 

Drejtori sportiv i skuadrës së Bajern Munihut, Hamid Salihamxhiq, ka thënë se nuk do të tentojnë të nënshkruajnë me asnjë qendërmbrojtës gjatë merkatos së janarit. Në një intervistë të dhënë për “BILD”, ai tha se nuk kanë në plan që të përforcohen në këtë repart.

Salihamixhiq ndër të tjera tha se skuadra është e kompletuar me Upamekanon, Hernandezin dhe De Ligtin. Kjo deklaratë e kroatit hodhi poshtë zërat për një interesim të bavarezëve ndaj Joshko Gvardiol.

“Nuk është planifikuar nënshkrimi me ndonjë qendërmbrojtës tjetër.

Ne jemi përforcuar mirë në qendër të mbrojtës me de Ligt, Lukas Hernández dhe Upamekano, tre lojtarë të mirë. Ne gjithashtu kemi Josip Stanishiq” tha mes tjerash Salihamixhiq për “Bild”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat