Novi Sadi është Vojvodinë, serbët reagojnë për Xhakën e Shaqirin

Futboll

Novi Sadi është Vojvodinë, serbët reagojnë për Xhakën e Shaqirin

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 22 dhjetor 2022 Në ora: 12:58
Shaqiri dhe Xhaka

Novi Sadi është kryeqytet i krahinës autonome të Vojvodinës! Vojvodinës ka kohë që i është suprimuar autonomia nga regjimi i kriminelit të Sllobodan Millosheviqit.

Mediat në Serbi bëjnë zhurmë me të madhe se në Novi Sad do të zbarkojë Zvicra me shqiptarët e Kosovës, Xherdan Shaqiri dhe kapiteni Granit Xhaka.

Mediat serbe në asnjë rrethanë nuk e tregojnë të vërtetën, duke gënjëyer se ndeshja luhet në Serbi.

Në fakt Novi Sadi nuk është Serbi por është kryeqytet i Vojvodinës, krahinë që është okupuar nga regjimi serb. 

“Kombëtarja e Zvicrës në futboll do të luajë kundër Bjellorusisë në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 në stadiumin “Karagjorgje” në Novi Sad më 25 mars, është konfirmuar në faqen e UEFA-s.

Ky është vendimi i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), pasi Bjellorusia është nën sanksione për shkak të mbështetjes së Rusisë në luftën me Ukrainën dhe nuk mund të luajë ndeshje në shtëpi.

Kështu në Serbi do të luajnë provokatorët shqiptarë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Zvicra do të luajë në Grupin I me Rumaninë, Andorrën, Izraelin, Kosovën dhe Bjellorusianë”, - ka shkruar mes të tjera pamfleti “Kurir”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat