Van Gaal tha se nuk do të biem kurrë dakord, por...

Futboll

Van Gaal tha se nuk do të biem kurrë dakord, por...

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 10:50
Van Gaal tha se nuk do të biem kurrë dakord, por...

Kompetent, inovativ, i suksesshëm. Por në të njëjtën kohë një personazh që është vërtet i vështirë për t’u marrë vesh. Louis Van Gaal është gjithçka dhe e kundërta e kësaj, siç dëshmohet nga disa dekada karrierë. Madje edhe lojtarët e tij e kanë të pamundur ta përcaktojnë atë në një mënyrë të vetme.

Shembulli më i mirë vjen nga Robin Van Persie, i cili ka punuar me Van Gaal si në skuadrën kombëtare, ashtu edhe te Manchester United. Por, siç tregon ai në një libër me titull “LVG – Trajneri dhe njeriu total”, kishte një marrëdhënie mjaft të stuhishme me teknikun holandez.

Në kombëtare, historia më absurde është ajo e ndeshjes kundër Kosta Rikës në Botërorin 2014. Holanda “tërhiqet zvarrë” drejt penalltive dhe Van Persie, i cili luan në kohën shtesë me ngërçe, merr një shuplakë nag trajneri…

“Ndeshja shkoi në kohë shtesë dhe unë isha në ngërç. Louis më bërtiti: Do të të zëvendësoj. Unë iu ktheva dhe iu përgjigja: Jo, jo, ka penallti. Por 20 minutat e fundit ishin një ferr fizik për mua. Van Gaal e pa dhe u zemërua. Kur ndeshja mbaroi dhe ne iu afruam trajnerit para penalltive, Van Gaal erdhi tek unë dhe më goditi.

Po, po, më goditi me dorën e tij të hapur dhe i zemëruar më tha: Mos ma bëj kurrë më këtë. E pashë absolutisht i hutuar, ai thjesht më tha: Tani qetësohu dhe shiko nëse mund të shënosh penalltinë. Dhe jam i lumtur që e realizova me sukses penalltinë. Kur e mendoj përsëri atë skenë, ajo e përshkruan Louis në mënyrë të përsosur. Ndonjëherë të përqafon, ndonjëherë të godet”.

Megjithatë, pas një viti bashkëjetese te Manchester United, gjërat ndryshuan dhe Van Gaal i tregoi derën Van Persit: “Ai më tha në një mënyrë shumë të ashpër: ti je lojtari dhe unë jam trajneri. Unë nuk po largohem, kështu që ti duhet të ikësh. Koha jote në Manchester ka mbaruar. Familja ime ishte e lumtur në Manchester, ndaj iu përgjigja: kështu thua ti, por kam kontratë edhe një vit.

Van Gaal tha se nuk do të biem kurrë dakord për këtë, i shtrëngova dorën dhe u largova. A e fajësova atë për mënyrën se si shkuan gjërat? Sigurisht, kjo më lëndoi mua dhe familjen time. Ok, pata disa lëndime, por unë kisha luajtur gjithsesi, duke punuar si i çmendur dhe dhënë gjithçka. Prandaj, një mesazh i tillë ishte i vështirë për t’u pranuar”.

Më pas, të dy bënë paqe, në ndeshjen e lamtumirës së ish-sulmuesit. Por ajo shuplakë, me sa duket, ende i dhemb..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat