Përjashtimi I Rusisë, më 27 dhjetor merret vendimi për t’iu bashkuar ose jo...

Futboll

Përjashtimi I Rusisë, më 27 dhjetor merret vendimi për t’iu bashkuar ose jo...

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 22:54
Përjashtimi I Rusisë, më 27 dhjetor merret vendimi për t’iu bashkuar ose jo...

Futbolli rus, i përjashtuar nga të gjitha garat ndërkombëtare për shkak të fushatës ushtarake në Ukrainë, do të njoftojë më 27 dhjetor nëse do të largohet nga UEFA për t’u bashkuar me Konfederatën e Futbollit Aziatik (AFC).

“Hyrja në AFC do t’i lejojë skuadrat dhe klubet tona të kthehen në turne zyrtarë. Vendimi është i ndërlikuar dhe i diskutueshëm,” pranoi sot në një konferencë shtypi Aleksandër Diukov, president i Unionit Rus të Futbollit (UFR).

Komiteti ekzekutiv i UFR-së do të mblidhet të martën e ardhshme për të marrë një “vendim përfundimtar” për një çështje që ka ndarë futbollin kombëtar.

“A mund të presim? Sa mund të presim? Anglia priti pesë vjet? Nëse na thonë një afat specifik, ne do të organizonim një sondazh dhe do të votojmë nëse jemi të gatshëm të presim pesë vjet. Por 10 apo 15 vjet…?”

Diukov, një zyrtar i lartë në konsorciumin e gazit Gazprom, theksoi se “shumica dërrmuese e klubeve” mbështesin kalimin në AFC, megjithëse ai pranoi rrezikun që disa lojtarë të ndryshojnë shtetësinë e tyre për të njëjtën arsye.

Ndërkohë, Diukov, i cili mori pjesë në Kupën e Botës në Katar, siguroi se UEFA e bëri të qartë në konsultimet e saj me UFR se “nuk sheh asnjë arsye në këtë moment për të rishikuar vendimin e saj” mbi përjashtimin e futbollin rus dhe “pret për stabilizimin e situatën politike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat