Bellingham, më afër se kurrë me rekordmenët

Futboll

Bellingham, më afër se kurrë me rekordmenët

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 17:06
Bellingham, më afër se kurrë me rekordmenët

Kupa e Botës “Katar 2022” e bindi edhe më shumë Realin e Madridit për të blerë Jude Bellingham (19 vjeç). Klubi “merengues”, në fakt, duhet të bëjë përpjekjet maksimale që Belligham të mos kthehet në Angli, ku e presin emra të mëdhenj si Liverpooli, Chelsea dhe Man. United.

Në çdo rast, rruga tashmë duket e qartë për Madridin për të negociuar për Bellinghamim. Loja e shahut sapo ka filluar. Anglezi ka një kontratë deri në vitin 2025 dhe Dortmundi u përpoq t’ia rinovonte para Kupës së Botës, duke i ofruar një pagë të lartë, por me synimin për të vendosur një klauzolë largimi prej 150 milionë euro. Verdhezinjtë e dinin se çfarë kishin në dorë dhe se do të shpërthente në Kupën e Botës. Por asgjë nuk u nënshkrua. Operacioni duhet të kryhet ndërmjet 100 dhe 150 milionë eurove.

Reali ka armët e veta për të mbërritur tek adoleshenti anglez. E para dhe më e rëndësishmja, pa dyshim, është emri historik që ka: asnjë ekip tjetër nuk mund të thotë se ka 14 Champions në palmaresin e tij. Kjo është arsyeja pse Bellingham dëshiron të shkojë në kryeqytetin spanjoll.

Florentino Pérez dhe Hans-Joaquim Watzke u bënë miq që kur Madridi nënshkroi Nuri Sahin në vitin 2011 dhe që atëherë ata janë takuar disa herë në merkato, si për huazimet e Achraf Hakimit dhe Reinier.

Madje, Borussia ishte gati të negocionte me Madridin për Haalandin, por më në fund “Los Blancos” u fokusuan te Mbappé.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat