Ten Hag ngre alarmin

Futboll

Ten Hag ngre alarmin

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 19:03
Ten Hag ngre alarmin

Erik ten Hag pranon se është nën presion për të siguruar një nga katër vendet e para këtë sezon në stolin e Mançester Junajtidit.

Tekniku holandez shpenzoi 220 milionë paund në merkaton e verës, por “Djajtë” renditen të pestët në klasifikim, ndërsa Premier Liga bëhet gati të ndezë motorët pas ndërprerjes prej Botërorit. Ten Hag e di që një skuadër si Junajtid nuk mund t’i mungojë Champions-it për dy vite radhazi dhe tha dje në konferencë:

“Unë e kuptoj situatën dhe e pranoj këtë presion. Por edhe trajneri i Çelsit dhe Njukasëllit, klubeve që kanë shpenzuar shumë në skuadrat e tyre.

Është një presion i madh për të gjithë ne për të hyrë mes katër vendeve të para. Ne duam të jemi atje dhe luftojmë për trofe. Ky është objektivi ynë. Janë 7-8 klube që luftojnë për këtë. Ne po bëjmë progres drejt objektivit tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat