Kosovare Asllani zgjidhet mesfushorja e vitit në Suedi

Futboll

Kosovare Asllani zgjidhet mesfushorja e vitit në Suedi

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 22:26
Kosovare Asllani

Federata e Futbollit të Suedisë e ka zgjedhur Kosovare Asllanin si mesfushoren e vitit.

Këtë e ka bërë të ditur Asllani, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Ajo, gjatë këtij viti, kishte paraqitje fantastike, duke shkëlqyer me gola dhe asistime.

Asllani gjithashtu e ndërroi skuadrën duke kaluar nga Real Madridi te AC Milani.

Ndërkohë, mesfushorja me prejardhje nga Kosova së fundmi edhe e fitoi çmimin “Këmba e Artë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat