Orët e fundit të legjendës

Futboll

Orët e fundit të legjendës

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 17:50
Pele

Së fundmi në rrjetet sociale tregon se legjenda Pele duket se po e humb dalëngadalë betejën kundër kancerit.

Tri herë fituesi i Kupës së Botës e ka të vështirë të komunikojë me familjarët dhe shihet që mezi merr frymë.

82-vjeçari, të cilit iu hoq një tumor nga zorra e trashë në shtator 2021, u shtrua në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paulo më 29 nëntor 2022 dhe e kaloi ditën e Krishtlindjes në gjendje të rënduar i rrethuar nga familjarët.

“Pele u thotë lamtumirë familjes dhe miqve nga shtrati i spitalit”, legjenda është regjistruar duke komunikuar me vështirësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat