Partizani me fëmijët e Qendrës Komunitare Multidisiplinare

Futboll

Partizani me fëmijët e Qendrës Komunitare Multidisiplinare

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 18:01
Partizani me fëmijët e Qendrës Komunitare Multidisiplinare

Partizani i Tiranës ka pritur në shtëpinë e kuqe fëmijët e “Qendrës Komunitare Multidisiplinare”.

Periudha është shfrytëzuar nga klubi kryeqytetas për bamirësi, për të ndihmuar personat që kanë më tepër nevojë, duke dhënë një mesazh të rëndësishëm optimizmi për të ardhmen.

Fëmijët e “Qendrës Komunitare Multidisiplinare” u pritën në ambientet e kompleksit Partizani nga futbollistët. Heronjtë e fushës, si edhe stafi i ekipit, u shërbyen fëmijëve drekën festive.

Për ta bërë edhe më të plotë festën, fëmijë dhe lojtarë zbritën në fushën e stadiumit të ri, ku zhvilluan një minindeshje.

Bazuar në këtë eksperiencë të jashtëzakonshme, ku i riktheu buzëqeshjen fëmijëve, klubi i Partizanit premtoi se kjo do të jetë pikënisja për të tjera evente të këtij lloji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat