Klubi i La Ligas bën ofertë për të rrëmbyer Uzunin

Futboll

Klubi i La Ligas bën ofertë për të rrëmbyer Uzunin

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 14:53
Klubi i La Ligas bën ofertë për të rrëmbyer Uzunin

10 gola dhe tre asistë në 20 ndeshje të La Liga 2 me fanellën e Granada, kanë bërë që Myrto Uzuni tashmë të përfundojë në listën e dëshirave të një klubi të La Ligas.

Sulmuesi i kombëtares është shndërruar në lojtarin kryesor të Granada, teksa me një mesatare të thjeshtë, 27-vjeçari e gjen rrugën e rrjetës një herë në dy ndeshje.

Së fundmi mediat spanjolle flasin për një interes të Betis në drejtim të Uzunit.

Gjithçka është ende në kuadrin e sondazheve, megjithatë për Uzunin ka interes dhe nuk është për t’u përjashtuar një transferim në merkaton e janarit.

Kujtojmë se sulmuesi u transferua te Granada në sezonin 2021-2022, ku fillimisht provoi edhe emocionet e La Liga teksa në 15 ndeshje shënoi vetëm 1 gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat