Guardiola ndërron mendjen

Futboll

Guardiola ndërron mendjen

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 14:44
Guardiola ndërron mendjen

Deklarata e Pep Guardiolës javën e shkuar për Kalvin Filips se ishte kthyer mbipeshë nga Botërori me Anglinë dhe ai e la jashtë skuadre bëri jo pak jehonë.

Mesfushori u rikthye në stol në ndeshjen e fundit kundër Lidsit të mërkurën dhe trajneri i Mançester Sitit zgjodhi një tjetër batutë për të larguar disi presionin nga ish-mesfushori i Lidsit:

“Tani ai ka trupin perfekt, është aq seksi”. Tekniku katalanas shtoi se Erling Haland, pavarësisht dy golave që shënoi në “Elland Road” nuk është në gjendjen optimale fizike: “Ai është një kërcënim i pabesueshëm për ne dhe gjithnjë në pozicionin e duhur në kohën e duhur.

Mendoj se ai nuk është ende në formën më të mirë për shkak të dëmtimit. Për të lëvizur trupin e tij të madh nuk është e lehtë për të. Por sa më shumë minuta që do të luajë aq më shumë do të përmirësohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat