Ferizaj vazhdon me përforcime! Iseni: Jam shumë i motivuar

Futboll

Ferizaj vazhdon me përforcime! Iseni: Jam shumë i motivuar

Më: 3 janar 2023 Në ora: 18:18
Besari Iseni dhe Lulzim Abazi

Ferizaj e ka të qartë se çfarë e pret në pjesën e dytë të kampionatit dhe pretendon të përforcohet sa më shumë, që të sigurojë ekzistencën në elitën e futbollit të Kosovës. 

“FC Ferizaj ka kënaqësi të ju informoj se ka arritur marrëveshje me mesfushorin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Besari Iseni. 
Super Iseni - një mesfushor me tipare organizative do të jetë arma e fortë e skuadrës në sezonin pranverore.

Besari e ka filluar karrierën tek Shkupi, për të kaluar në Vardar pastaj për dy sezone. Ndërsa për herë të fundit mesfushori ynë i ri, ka luajtur për skuadrën nga Shqipëria, Egnatia. 

Duhet të përmendim faktin se për Besar Isenin është zhvilluar një luftë e madhe mes ekipeve të rajonit. Por në fund decizive ishte vullneti i lojtarit për të veshur fanellën kaltër e bardhë. 

Me rastin e prezantimit, Iseni ka deklaruar se ishte projekti i klubit ai që e bindi që të pranojë ofertën, pavarësisht që ditëve të fundit ka qenë i vërshuar nga ofertat e klubeve nga Kosova, por edhe nga rajoni”, thuhet në njoftimin e Ferizajt.

“Është kënaqësi që sot kam arritur marrëveshje me FC Ferizajn, një klub me një projekt shumë profesional, që nuk më la shumë hapësirë për të menduar ofertat e tjera. Jam shumë i motivuar për këtë aventurë të re. Ju premtoj tifozëve që do të jap maksimumin në secilën ndeshje, që së bashku të arrijmë qëllimin”, tha Iseni.

FC Ferizaj nuk do të ndalet! Së shpejti do të zyrtarizojmë edhe ardhjet e reja, që do e rrisin bindshëm kualitetin e ekipit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat