Pizhamat e Messit kushtojnë 2100 euro, sa shtatë rroga minimale në shtetin fqinj

Futboll

Pizhamat e Messit kushtojnë 2100 euro, sa shtatë rroga minimale në shtetin fqinj

Më: 4 janar 2023 Në ora: 17:43
Pizhamat e Messit kushtojnë 2100 euro

Futbollisti më i mirë i kohëve të sotme, Lionel Messi, ka pritur Vitin e Ri me bashkëshorten e tij Antonela dhe tre fëmijët.

Argjentinasi ka qenë i veshur me pizhame dhe kështu ka habitur shumë fansa, ndërsa foton e ka shpërndarë në Instagram.

Gjithashtu u zbulua se sa kushtojnë të dyja pjesët e pizhameve që Messi ka veshur në festë.

Siç raporton Corriere dello Sport, pjesa e sipërme e pizhameve të Messit në uebsajt kushton 950 euro dhe pjesa e poshtme kushton jo më pak se 1183 euro. Asnjë nga këto dy veshje nuk është aktualisht në dispozicion.

Kështu argjentinasi pagoi 2133 euro për veshjet, ku një shqiptar duhet të punojë 5 muaj në vendin e tij për të arritur grumbullimin e kësaj shifre ose sa shtatë rroga minimale në shtetin e Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat