Simon Simoni zbret në fushë me shokët e rinj

Futboll

Simon Simoni zbret në fushë me shokët e rinj

Më: 5 janar 2023 Në ora: 11:54
Simon Simoni

Simon Simoni ka hedhur një hap të madh duke u transferuar nga Dinamo tek Eintracht Frankfurt në Bundesliga. Portieri i talentuar shqiptar, firmosi deri në vitin 2027 me kampionët në fuqi të Europa League.

18-vjeçari ka nisur sot përgatitjet me Eintrachtin, teksa do të mbajë veshur fanellën me numrin 41. Skuadra e Oliver Glasner ka filluar zyrtarisht stërvitjet për pjesën e dytë të sezonit 2022/2023.

Eintrachti renditet në vendin e katërt në Bundesliga dhe takimin e parë për këtë vit e luan ndaj Schalke 04 në shtëpi (21 janar).

Skuadra gjermane vazhdon garimin edhe në Champions, kompeticion ku do të sfidojë Napolin për një biletë në çerekfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat