Napoli projekton rikthimin e bujshëm

Futboll

Napoli projekton rikthimin e bujshëm

Më: 5 janar 2023 Në ora: 12:22
Napoli projekton rikthimin e bujshëm

Çështja Jorginho vazhdon të rrëmbejë skenën te Chelsea. Mesfushorit i përfundon kontrata në fundin e sezonit dhe një akord me Blutë e Londrës për rinovimin e kontratës nuk është gjetur ende. Nga kjo situatë klubet e interesuara sa vijnë e rriten.

Së fundmi interes ka shfaqur edhe Napoli. Kryesuesit e Seria A dëshirojnë të rikthejnë në shtëpi Jorginhon, i cili ka luajtur për katër sezone e gjysmë me ekipin italian. Megjithatë, paga e lartë që 31 vjeçari përfiton te Chelsea mund të jetë një problem i madh për Napolin.

Në garë për shërbimet e mesfushorit janë edhe Newcastle së bashku me Barcelonën. “Qymyrxhinjtë” po zhvillojnë një sezon fantastik, ku nuk njohin humbje që prej 13 ndeshjesh në Premier League, ndërsa “katalanasit” kërkojnë të përforcojnë mesfushën me një element cilësor në verën e vitit 2023.

Megjithatë së fundmi situata ka marrë një tjetër drejtim dhe mediat raportojnë se Napoli është skuadra favoritë për të rikthyer Jorginhon në Itali.

Duke marrë parasysh moshën e tij, italiani kërkon të rikthehet të luaj  aty ku e ka nisur karrierën, në Seria A dhe në rast se nuk gjendet një akord për rinovimin me Chelsea, e ardhmja e Jorginhos mund të jetë Napoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat