Dy lojtarë nuk pranojnë të largohen

Futboll

Dy lojtarë nuk pranojnë të largohen

Më: 7 janar 2023 Në ora: 11:09
Dy lojtarë nuk pranojnë të largohen

Me Aralicën e Heriçin gjetja e gjuhës së përbashkët për ndërprerjen e kontratës me mirëkuptim mesa duket nuk është gjetur, duke detyruar në një farë mënyre drejtuesit e klubit që në një mënyrë apo në një tjetër të respektojnë kontratën.

Kjo ndoshta ka krijuar një situatë aspak të këndshme te drejtuesit e saj, që janë të rrudhur në veprimet e tyre. Vllaznia në një situatë të tillë mund ta ketë të vështirë për të ndërhyrë në merkato dhe për të bërë përforcimet e duhura.

Kuqeblutë po planifikonin të bënin ndërhyrje në merkato por nuk pamundësia për të larguar lojtarët e tepërt, do të sillte një goditje të rëndë në arkat e klubit.

Kësisoj, shkodranët  janë të bllokuar në lëvizjet e tyre në merkato për të përforcuar disa reparte ku janë shfaqur probleme në pjesën e parë të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat