Bayern shpreson në rikthimin e Mazroui ndaj PSG-së

Futboll

Bayern shpreson në rikthimin e Mazroui ndaj PSG-së

Më: 7 janar 2023 Në ora: 14:35
Bayern shpreson në rikthimin e Mazroui ndaj PSG-së

Bayern-i po monitoron nga afër situatën shëndetësore të Noussair Mazraoui-t. Stafi mjekësorë i klubit po bën gjithçka që të rikuperojë lojtarin brenda mesit të muajit shkurt, kur Bayern rinis aventurën në Ligën e Kampioneve me finalen e parakohëshme që e pret përballë PSG-së.

Sipas mediave gjermane klubi bavarez nuk është i kënaqur me stafin mjekësorë të Marokut. Sipas tyre aktivizimi i Noussair Mazraoui-t për 45’ përballë Francës në Katar 2022 ka qenë një gabim i madh pasi ka rënduar formën e perikarditit të lojtarit.

Siç dihet Noussair Mazraoui humbi çerekfinalet e kompeticionit për shkak të infeksionit të Covid-19. 24-vjeçari nuk luajti në çerekfinale, por ishte prezent për vetëm 45 minutat e para në gjysëmfinale. Pasi shfaqi shqetësime të tjera në atë ndeshje stafi mjekësorë i Marokut vendosi të zëvendësonte lojtarin, i cili më vonë do të rrezultone se nuk vuante nga një infeksion i thjeshtë intestinal por se ishte prekur nga sëmundja që u shfaq në fund të vitit 2019. 

Mediat gjermane kanë zbuluar sot se Maroku ka testuar Noussair Mazraoui nëse kishte apo jo Covid dhe se tamponi kishte dhënë rezultat negativ, pra lojtari ishte negative fals. Por mjekët e Bayern insistojnë se homologët e tyre te Maroku duhet të kishin bërë analiza më të hollësishme në mënyrë që të mbronin shëndetin e lojtarit, i cili duke u aktivizuar i infektuar ka agravuar formën e sëmundjes.

Gjithsesi stafi mjekësorë i Bayern është optimist dhe shpreson që të rikuperojë 24-vjeçarin për ndeshjen që do të luhet më 14 shkurt në Paris mes PSG-së dhe Bayern-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat