Refuzon dy kërkesat e Ancelottit, ka pak tension në Madrid!

Futboll

Refuzon dy kërkesat e Ancelottit, ka pak tension në Madrid!

Më: 8 janar 2023 Në ora: 17:59
Ancelotti

Moment i komplikuar për Real Madridin: disfata ndaj Villarrealit i ofron Barcelonas – e angazhuar sonte kundër Atletico-s – mundësinë për të siguruar majën e vetme të La Ligës. Lëndimet e shumta dhe gjendja e pasigurt fizike e disa lojtarëve bëri që Ancelotti t’i kërkojë Florentino Perezit përforcime në tregun e transferimeve.

Kërkesë që presidenti i blancos, sipas Sport, do ta kishte refuzuar me vendosmëri. Konkretisht, trajneri do të kishte ngritur nevojën për të integruar skuadrën me një sulmues dhe një mbrojtës: një pretendim që Perez e konsideroi të tepruar, duke e ftuar trajnerin të mbushte hapesirat me lojtarët aktualisht në dispozicion.

Pas ndeshjes se djeshme, Ancelotti u duk i permbajtur por i hidheruar: “Ndeshja ishte e mirë dhe e ekuilibruar dhe Villarreali e interpretoi më mirë se ne dhe e meritonte ta fitonte. Skuadra është ende në gjendje të mirë, edhe pse jo të gjithë janë në të njëjtin nivel.

Disa lojtarë ishin të mbingarkuar, kjo është arsyeja pse vendosa të fus Militao në fund djathtas sepse kishte luajtur mjaft mirë në rol edhe me Brazilin.Në përgjithësi nuk mendoj se ka ndonjë problem fizik sepse arritëm të ndërtonim lojën dhe shanset deri në fund të ndeshjes edhe pse jo preciz.

Problemi është një tjetër. Ne nuk ishim në gjendje të mbroheshim siç duhej, duke lënë shumë hapësirë ​​midis rreshtave”, tha Ancelotti qe duket totalisht i zemeruar me te tijet qe nuk dhane ate qe priste tekniku italian…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat