Agon Sadiku që e la Kosovën, sot debutoi te Finlanda

Futboll

Agon Sadiku që e la Kosovën, sot debutoi te Finlanda

Më: 9 janar 2023 Në ora: 22:42
Agon Sadiku

Agon Sadiku që luajti dy miqësore për Kosovën, gjatë muajit nëntor, sot është duke luajtur për tjetër kombëtare.

Sadiku ka vendosur që të largohet nga kombëtarja e Kosovës dhe të vazhdojë karrierën me Finlandën.

Ai sot është futur nga minuta e parë në një miqësore ndaj Suedisë, madje i është dhënë edhe fanella me numrin 10.

Sadiku ani se kishte luajtur për Dardanët, në një intervistë të fundit në Finlandë, është arsyetuar se do të luaj për kombëtaren finlandeze, pasi po i ofrohet sipas tij, më shumë mundësi.

Ai theksoi se këtë pritshmëri nuk e ka pasur nga selektori i Kosovës, Alain Giresse, ndryshe nga trajneri finlandez Markku Kanerva, i cili e ka grumbulluar për këto dy miqësore, në një kamp në Portugali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat