Një tjetër dëmtim për Lukakun

Futboll

Një tjetër dëmtim për Lukakun

Më: 10 janar 2023 Në ora: 12:04
Një tjetër dëmtim për Lukakun

Romelu Lukaku është ndalur përsëri. Shqetësimi që erdhi si pasojë e inflamacionit në tendinin e gjurit të majtë, i ndier që në ndeshjen me Napolin, është rënduar ende dhe ditën e djeshme e ka detyruar belgun të dorëzohet e Inzagin që shpreson ta rikuperojë për Veronën të shtunën. Shenjat e para të formës fizike të dobët të 29-vjeçarit erdhën ndaj Monzës, aty ku përveçse nuk u aktivizua si titullar, ishte edhe pjesë e një tjetër episodi.

Siç tregon “La Gazzetta dello Sport”, Lukaku nuk hyri në fushë për të bërë nxehmjen bashkë me shokët e tjerë të pankinës, por ishte detyruar të qëndronte në dhomat e zhveshjes për të përfunduar masazhet dhe iu bashkua stolit 15 minuta pasi ndeshja kishte filluar.

Por Interin nuk e ka shqetësuar vetëm gjendja e tij fizike, por edhe ajo paraqitje e dobët në momentin që zbriti në fushë, shumë larg shkëlqimit të dikurshëm që ka dhënë alarmin për të ardhmen dhe rinovimin edhe për një vit të huazimit të tij, që deri në dhjetor ishte i sigurt.

SEZONI – Investimi i verës në total prej 20 milionë eurosh (rroga prej 12 milionë eurosh bruto dhe 8 milionë euro huazimi) u krye me pretendimin për të pasur një armë vdekjeprurëse në sulm, të njëjtën armë që i kishte shërbyer Kontes në rrugën drejt titullit dy sezone më parë.

Romelu ama, u ndal që më 28 gusht falë një tërheqjeje muskulore në kofshën e majtë dhe u rikthye përsëri në tetor për të luajtur dy ndeshjet me Sampdorian dhe Viktoria Plzenin dhe për t’u ndalur përsëri më 31 tetor.

Cikatricja në të njëjtin muskul që ishte dëmtuar më parë ia ndërpreu sezonin me Interin dhe e ktheu në dispozicion të Belgjikës për Botërorin, ndërsa pas Napolit e Monzës belgu u ndal përsëri duke e dërguar bilancin e tij në 16 ndeshje sezonale të humbura me Interin.

NË KAMPIONAT – Në verën kur Inzagi mbërriti dhe Lukaku u largua, trajneri kishte deklaruar se Romelu ishte lojtari më i fortë që kishte stërvitur, por rendimenti i Lukakut gjatë këtij kampionati ka lënë shumë për të dëshiruar krahasuar me vitin e titullit, siç konfirmojnë edhe numrat.

24 gola në 36 ndeshjet në 2020-2021, me 80 minuta për ndeshje mesatarisht, janë tejet superiore ndaj 1 goli në 6 ndeshjet e luajtura në këtë sezon të Serisë A, ku mesatarja e minutave për ndeshje është 58 (edhe pse kanë kaluar vetëm 17 javë).

Të tjera të dhëna që kanë ngritur dyshime mbi Lukakun dhe të ardhmen e tij janë edhe rastet e krijuara (1.44 raste për ndeshje me Konten ndaj 0.5 raste për ndeshje me Inzagin) dhe goditjet drejt portës (1.33 goditje për ndeshje në 2020- 2021, 0.5 goditje për ndeshje aktualisht). Shënjestra e humbur dhe kontributi i munguar janë padyshim shenja jo të mira për Interin që tani po nis të dyshojë seriozisht tek ai që ishte projektuar si lideri i sulmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat