Interin mezi e eliminon Parmën e Buffonit! Asllani titullar

Futboll

Interin mezi e eliminon Parmën e Buffonit! Asllani titullar

Nga: K. G. Më: 10 janar 2023 Në ora: 23:33
Pamje nga ndeshja

Parma që garon në Serie B gati ka shkaktuar befasi në Kupën e Italisë. 

Interi pas 120 minutave është kualifikuar, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Parmën.

Ndeshja në kohën e rregullt, ka përfunduar me rezultat 1:1 por pas vazhdimeve zikaltrit treguan lojë më të mirë.

Mysafirët nuk ia dolën të befasojnë zikaltrit në stadiumin “Giuseppe Meazza”.

Futbollisti Juriç në minutën e 38-të ka shënuar gol për 0:1. 

Në minutën e 85-të, Lautaro Martinez nga rreth 15 metra shënoi gol të bukur, ndërsa Buffon vetëm e shikoi topin si futej në këndin e epërm të majtë.

Në minutën e 110-të, Francesco Acerbi ka shënuar supergol me kokë nga rreth 16-17 metra, duke e lënë të shtangur Buffonin.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Kristijan Asllani, luajti standard dhe ka bërë paraqitje të mirë për Interin. 

Portieri Gianluigi Buffon u paraqit titullar në portën e Parmës por të pafat, ndërsa Interi kualifikohet në çerekfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat