Bojaj largohet nga Dukagjini

Futboll

Bojaj largohet nga Dukagjini

Nga: K.G.. Më: 11 janar 2023 Në ora: 16:48
Burim Bojaj

Trajneri i portierëve, Burim Bojaj, largohet nga Dukagjini i Klinës. 

Drejtuesit e klubit i janë mirënjohës Bojajt për punën që ka bërë për këto vite.

“Sot trajneri i portierëve, Burim Bojaj për arsye personale, pasi jetën e tij do e vazhdoj ne shtetin e Gjermanisë, është përshëndetur me klubin e fëmijërisë ku ishte aktivizuar qe nga grupmoshat e reja, ne vitin 2008-të. Buli është rritur ne klubin e Dukagjinit, dhe ka përjetuar pothuajse çdo gjë me klubin tonë gjatë këtyre viteve. 

Buli fillimisht është aktivizuar si portier për disa vit në ekipin e seniorëve, ndërkaq tash e dy vite atij i është besuar edhe posti i trajnerit të portierëve ne moshë shumë te re, nga udhëheqësit e klubit e mbi të gjitha kryetrajnerit, z. Armend Dallku, duke ja shpaguar ne maksimum besimin e dhënë. 

Buli te falënderojmë për gjitha këto vite, dhe te urojmë fillimisht shëndet, dhe shumë suksese ne sfidat e reja jetësore. Stadiumi "18 Qershori" ishte sikur një shtëpi e dytë për ty, andaj je i mirëseardhur gjithmonë”, njofton FC Dukagjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat