Lens zyrtarizon Thomasson

Futboll

Lens zyrtarizon Thomasson

Më: 12 janar 2023 Në ora: 18:23
Thomasson

Lens është padyshim surpriza e këtij sezoni në Ligue 1, ndërsa renditet në vend të dytë të elitës së futbollit francez me 6 pikë më pak se PSG-ja kryesuese, duke u konsideruar edhe si “Hirushja” e këtij kampionati.

Në një postim në rrjetet sociale, Lens bën me dije se ka nisur punën në merkato, ndërsa ka firmosur me mesfushorin Adrien Thommasson, i cili bën me dije se do të mbajë numrin 28.

“Një lojtar elegant, i gjithanshëm dhe punëtor, Adrien Thomasson me përvojën e tij përforcon skuadrën deri në 2026-ën. Ai do të mbajë numrin 28.”-shkruan klubi francez.

29-vjeçari francez largohet kështu pas 4 vitesh e gjysmë nga Strasbourg, duke firmosur deri më 30 qershor të 2026-ës me Lens.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat