Ramadani pas rikthimit te Gjilani: Objektiv dalja në Evropë

Futboll

Ramadani pas rikthimit te Gjilani: Objektiv dalja në Evropë

Më: 13 janar 2023 Në ora: 21:00
Ramadani

Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani, ka thënë se objektivi i skuadrës është dalja në garat e kupave evropiane. 

Ai ka folur para fillimit të sezonit pranveror, ku është rikthyer për ta drejtuar klubin e Gjilanit, pas problemeve financiare që kishte klubi në muajt e fundit.

“Do të lodhemi për ta arritur objektivin dhe objektivi është dalja në Evropë. 90 % e ekipit është ai që kemi qenë edhe më herët. Na ka mundësuar për të mbajtur objektivin dhe seriozitetin e futbollistëve në stinorin vjeshtor.

Ne nuk u dorëzuam, kemi dhënë maksimumin. Jam i bindur që me marrëveshjen që kemi bërë me presidentin Zuka do të jetë shumë më i lehtë stinori pranveror, pasi kur ke mbështetjen e presidentit është shumë më ndryshe”, ka deklaruar ai. 

Nga ana tjetër, futbollisti Arbër Prekazi, 

“Kemi një ekip të mirë dhe besoj se do t’ia dalim. Duhet punë dhe përkushtim, por kemi pranuar disa kompromise dhe jemi bashkë për t’i arritur synimet tona. Siç është i njoftuar i gjithë opinioni falë vullnetit të mirë të tifozëve, punëtorëve dhe presidentit të klubit jemi kthyer me kompromiset që i kemi bërë ku jemi ndarë të kënaqur të gjithë lojtarët për të vazhduar të arrijmë objektivat që i kemi para vetes”, ka thënë ai. 

E, futbollisti tjetër, Albert Dabiqaj, ka thënë se klubin e presin ditë të mira.  

“Mendoj se për klubin e Gjilanit është bërë një sakrificë e mirë, por kjo mbetet mes nesh dhe kryesisë së klubit. Besoj se Gjilanin e presin ditë të mirë. Ne jemi të fokusuar në fushë dhe të shohim çfarë do të sjell e ardhmja”, është shprehur ai..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat