Korabi sfidon “demat”

Futboll

Korabi sfidon “demat”

Më: 17 janar 2023 Në ora: 11:39
Korabi sfidon “demat”

Korabi është prej gjashtë sezonesh një ndër pretendentët kryesorë për ngjitjen në Superiore, duke i dhënë tonin Kategorisë së Parë.

Mirëpo, klubi dibran ka bërë mirë edhe në Kupën e Shqipërisë, pasi dy edicione më parë arriti të eliminonte Tiranën. Sot në orën 13:00, për turin e dytë të Kupës, Korabi do të presë Partizanin në Peshkopi. Dibranët e kanë marrë çdo gjë me qetësi, por duke mos hequr dorë nga pretendimet për t’i bërë pse jo një surprizë Partizanit.

Trajneri Shpend Kumbarçe theksoi se skuadra e tij nuk ka asgjë për të humbur.

“Duhet të jemi të motivuar, pasi luajmë para tifozëve tanë ndaj një emri si Partizani. Kemi dy mungesa të rëndësishme si Hoxhaj dhe kapiteni Mziu, por ne do të bëjmë lojën tonë. Kjo ndeshje do të shërbejë për të testuar të gjithë lojtarët që do të kemi të gatshëm për rifillimin e kampionatit”, ka thënë Kumbarçe për “Panorama Sport”.

Dje ekipi ka kryer stërvitjen e fundit në kryeqytet dhe ka udhëtuar më pas drejt Peshkopisë. Sot ndeshja do të transmetohet direkt në “Oversport” për tifozët që s’kanë mundësi të jenë në stadium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat