Al Nassr afër një tjetër goditje të bujshme

Futboll

Al Nassr afër një tjetër goditje të bujshme

Më: 17 janar 2023 Në ora: 15:43
Ronaldo

Mund të vijë një tjetër goditje e bujshme nga Al Nassr në merkato pasi ka siguruar shërbimet e Cristiano Ronaldo-s. Sipas Marca-s, pas mbërritjes së portugezit, klubi arab shpreson që të mund të marrë edhe Keylor Navas.

Portieri, i cili është aktualisht te PSG, ka rolin e portierit zëvendësuesit të Gianluigi Donnarumma-s. Skuadra saudite, që është në kërkim të një portieri pas dëmtimit të David Ospina-s, ka vënë në shënjestër disa lojtarë mes të cilëve edhe yllin e klubit francez.

Dy klubet duket se kanë diskutuar në lidhje me këtë dhe do ta bëjnë në mënyrë akoma më të detajuar më 19 janar, me rastin e miqësores së shumëpritur mes parisienëve dhe një ekip yjesh të Al Nassr dhe Al Hilal.

Keylor Navas duket se i ka kërkuar informacione CR7-ës për të kuptuar se si është ambienti dhe se cili është projekti i klubit.

Mbetet për të kuptuar se sa i mundur është transferimi i lojtarit për të cilin PSG kërkon një dëmshpërblim për shkak të kontratës që i skadon në vitin 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat