Paguan 2.7 milionë euro për biletën e ndeshjes mes Ronaldos dhe Messit

Futboll

Paguan 2.7 milionë euro për biletën e ndeshjes mes Ronaldos dhe Messit

Më: 18 janar 2023 Në ora: 13:54
Pamje nga një ndeshje

Musharraf bin Ahmed Al-Ghamdi fitoi ofertën për një biletë speciale VIP për ndeshjen mes PSG-së dhe yjeve të kampionatit të Arabisë Saudite të përbërë nga lojtarë të skuadrave Al Nassr dhe Al Hill.

Do të jetë një duel i madh mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Biletat u shitën në kohë rekord, kishte më shumë se dy milionë kërkesa për bileta, por vetëm 50 mijë fatlumë do të mund të ndjekin duelin mes dy futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave më 19 janar në Riad.

Musharraf bin Ahmed Al-Ghamdi pagoi më së shumti për një biletë speciale. Oferta filloi me 270 mijë euro për një biletë VIP, dhe përfundoi me ofertën e këtij pasaniku prej 2.7 milionë eurosh.

Kjo shifër, si dhe të gjitha të ardhurat nga biletat e ndeshjes do të dhurohen për bamirësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat