Një aventurë të re si trajner

Futboll

Një aventurë të re si trajner

Më: 19 janar 2023 Në ora: 11:18
Zidane

Thashethemet e reja po dalin në lidhje me të ardhmen e Zidane. Ish-tekniku i Real Madrid është gati të nisë një aventurë të re si trajner.

Lionel Charbonnier, miku dhe shok i vjetër i Zidane në kombëtare, ndërhyri në këtë çështje duke shfaqur indicie në lidhje me të ardhmen e tij.

“Ai nuk do të shkojë në Angli, por në Itali, ku ka një lidhje të veçantë me Juventusin. Ai do të shkojë te Juve ose do të ulet në stolin e një ekipi kombëtar.

Brazilianët do të ishin shumë të lumtur të kishin një trajner si ai, i cili dëshiron të lërë gjurmë në futboll.

Në fakt, brazilianët mendojnë se Zidane është më shumë brazilian se francez. Në Angli, mejgithatë, nuk e shoh, ai nuk flet as anglisht”, tha miku i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat