Guardiola: Ja çfarë na duhet për të fituar

Futboll

Guardiola: Ja çfarë na duhet për të fituar

Më: 19 janar 2023 Në ora: 11:26
Guardiola

Sot në mbrëmje do të luhet takimi mes Manchester City e Tottenham, ndeshje e vlefshme për Premier League.

Një sfidë mes dy ekipesh pretendente, ku Manchester City kërkon të rikthehet te fitorja pas humbjes që pësoi ndaj Manxhester United në derbi.

“Mos më pyesni më për derbin e humbur, ai i përket së shkuarës. Çfarëdoi të them nuk do të ndryshojë gjë. Mesazhi im për skuadrën dy minuta pas ndeshjes në dhomat e zhveshjes ishte ky: Përqendrohemi ndaj Tottenham”, u shpreh Pep Guardiola.

“Duhet të përmirësojmë lojën tonë dhe të kemi kontrollin e lojës. Kjo është ajo që duhet të bëjnë skuadrat e mëdha. Për të krijuar sa më shumë raste shënimi duhet të luash mirë”, tha trajneri i City.

Në fund, ai zbulon mënyrën që duhet të luajë ekipi i tij për të fituar: “Të ndërtosh mirë aksionin, të futësh topin në zonë, të detyrosh mbrojtjen e kundërshtarit të hapet. Në dy ndeshjet e fundit kemi hasur vështirësi për ta realizuar këtë gjë”, tha Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat