Tre milionë euro për transferimin

Futboll

Tre milionë euro për transferimin

Më: 19 janar 2023 Në ora: 12:17
Memphis Depay

Memphis Depay ka mbërritur në Madrid këtë mëngjes dhe u drejtua menjëherë në Klinikën Universitare të Navarrës për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore përpara se të nënshkruaj kontratën që do ta lidh atë me Atletico Madrid.

Holandezi largohet gjashtë muaj më herët nga Barcelona, e cila nga ana e tij arrin të fitojë para nga shitja.

Marrëveshje 3 milionë euro për transferimin, me sulmuesin që do të nënshkruajë për Atletico Madrid deri në vitin 2025.

Njoftimi zyrtar pritet në orët në vijim. 28-vjeçari praktikisht u injorua nga Xavi, i cili e përdori atë 4 herë në këtë pjesë të parë të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat