Partizanit nuk i duken asgjë 750 mijë eurot për Skukën

Futboll

Partizanit nuk i duken asgjë 750 mijë eurot për Skukën

Më: 19 janar 2023 Në ora: 14:59
Partizanit nuk i duken asgjë 750 mijë eurot për Skukën

Partizani qëndron stoik sa i përket Xhuljano Skukës. Të kuqtë nuk po heqin dorë nga kartoni i sulmuesit.

Verona është interesuar prej ditësh që të marrë shërbimet e këtij lojtari. Megjithatë sipas asaj që raporton edhe “Supersport”, oferta prej 750 mijë eurove është refuzuar.

Kryeqytetasit kërkojnë m

e patjetër 1 milionë euro për të lëshuar Skukën. Për më tepër që këtë sezon duan të fitojnë titullin kampion dhe për këtë arsye, nuk do të bien nga pretendimi i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat