Rikthimi i Bylbyl Sokolit në Superligë dhe stërvitja e parë me Malishevën

Futboll

Rikthimi i Bylbyl Sokolit në Superligë dhe stërvitja e parë me Malishevën

Më: 20 janar 2023 Në ora: 12:36
Malisheva

Pas një kohë relativisht të gjatë një trajner i kthehet profesionit të tij në Superligën e Kosovës në futboll.

Bylbyl Sokoli të enjten e nisi punën në krye të skuadrës së Malishevës.

64 vjeçari për Minuta e Fundit tha se ishte koha e duhur për t’u rikthyer tek një skuadër që garon në Superligë dhe se qëllimi kryesor i tij është ta mbajë Malishevën në elitën e futbollit.

Stinori pranveror i Superligës fillon me 11 shkurt teksa kundërshtari i parë i Malishevës është kampioni aktual, Ballkani.

Ndryshe, Bylbyl Sokoli për herë të fundit ishte trajner i Gjilanit në sezonin 2020/21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat