Eintracht - Union Berlin nuk gabojnë

Futboll

Eintracht - Union Berlin nuk gabojnë

Më: 21 janar 2023 Në ora: 17:43
Union Berlin - Hoffenheim

Gola dhe fitore të skuadrave vendase në ndeshjet e Bundesligës.

Eintracht Frankfurt mposhti 3-0 Schalken e vendit të fundit.

Danezi Jesper Lindstrom zhbllokoi ndeshjen në mesin e pjesës së parë falë një goli shumë të bukur, ndërkohë që suksesi me “tris” u vulos nga Rafael Borre dhe Buta.

Fitorja e sotme e ngjiti Eintrachtin në vendin e dytë me 30 pikë, pesë pikë larg Bayernit kryesues.

Po 30 pikë numëron edhe Union Berlin.

Skuadra kryeqytetase triumfoi 3-1 ndaj Hoffenheim.

Vendasit humbën një penallti në pjesën e parë. Hoffenheim përfitoi edhe kaloi në avantazh me anë të Bebou.

Gjithsesi, Unioni gjeti forca dhe siguroi pikët maksimale falë përmbysjes me golat e Doekhi (2x), Leweling.

Festoi edhe Wolfsburgu. “Ujqit” shkatërruan 6-0 Freiburgun. T

ri pikët të arta për objektivin mbijetesë edhe për Bochum, që mposhti 3-1 Hertha Berlin. Sfida Stuttgart-Mainz përfundoi në barazim 1-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat