Mjafton një sinjal i Mbappes

Futboll

Mjafton një sinjal i Mbappes

Më: 22 janar 2023 Në ora: 12:35
Mjafton një sinjal i Mbappes

Real Madrid dhe Kylian Mbappe nuk mund të qëndrojnë larg edhe për shumë kohë.

Duket sikur të dy janë projektuar të përfundojnë së bashku pavarësisht deklaratave të presidentit madrilen, Florentino Perez i cili theksoi se Los Blancos nuk luftojnë më për shërbimet e sulmuesit francez.

Fjalë këto në fakt deri diku të vërteta pasi Mbappe rinovoi kontratën me PSG dhe zgjodhi parizienët para madrilenëve.

Kjo situatë bën që spanjollët të qëndrojnë në vendnumëro, ndërsa e vetmja mënyrë për të rindezur shkëndijen e vitit të kaluar është një sinjal nga ana e vetë lojtarit 24-vjeçar.

Mbappe është aktualisht i përqëndruar te sezoni me PSG ku synon titullin e Champions League dhe nëse ia del me sukses atëherë mund të largohej i qetë nga Franca.

Vetë Mbappe nuk e ka mohuar edhe pas rinovimit me PSG joshjen që ndjen prej Real Madrid, ndaj në verë historia pritet të rinisë dhe të dhurojë shumë zhurmë në mediat botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat