“Shpërthejnë” në Itali, asnjë klub tjetër i dënuar përveç Juves

Futboll

“Shpërthejnë” në Itali, asnjë klub tjetër i dënuar përveç Juves

Më: 22 janar 2023 Në ora: 13:25
“Shpërthejnë” në Itali, asnjë klub tjetër i dënuar përveç Juves

Në fillim nuk mendohej se do të ishte një “Calciopoli” tjetër, por për Juventusin ka rezultuar edhe më keq sesa aq.

Ndonëse në shkallën e para ata u shpallën të pafajshëm nga Gjykata Sportive, dënimi me 15 pikë i Juves bëri më shumë bujë për faktin se ata nuk janë të vetmit që kanë përdorur plusvalencat, por çdo klub në Italia i përdor ato.

Dhe në fund, të vetmit që u dënuan ishin bardhezinjtë dhe ish-drejtuesit e saj.

Por natyrshëm lind pyetje, pse vetëm Juvja?

Fundja, operacionet “Zonja e Vjetër” i ka kryer me klube të tjera italiane e europiane, ndaj të dyja palët, për të paktën 52 transferime të hetuara, kanë qenë bashkëpunëtore dhe normalisht dhe bashkëfajtore për plusvalencat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat