Messi dhe PSG në sinkron, “sheiku” i plotëson çdo dëshirë

Futboll

Messi dhe PSG në sinkron, “sheiku” i plotëson çdo dëshirë

Më: 24 janar 2023 Në ora: 15:02
Messi

Merkato e janarit është drejt fundit, ndërsa në shtëpinë e PSG po mendojnë seriozisht për të ardhmen dhe për merkaton e verës.

PSG sheh përpara një muaj shumë të rëndësishëm për fatet e sezonit, por edhe për një pjesë të konsiderueshme të skuadrës, duke nisur nga trajneri.

Kjo pasi në Paris kërkohet me çdo kusht Champions League, por në këtë “valle” i vetmi i cili nuk rrezikon është Lionel Messi.

Argjentinasi është informuar se klubi ka shprehur dëshirën për të vijuar bashkëpunimin dhe se këta të fundit kanë nisur nga puna për të gjetur gjuhën e përbashkët që Kampioni i Botës të rinovojë kontratën e cila skadon në qershor.

Në dukje nuk ka shumë gjëra të ndërlikuara, por sipas medieve franceze, Messi i ka kërkuar klubit kohë për të vendosur dhe kjo është përkthyer në disa versione.

Fillimisht argjentinasi ashtu si parizienët kërkojnë të triumfojnë në Champions, që duket se do të jetë një faktor i rëndëishëm, ndërsa disa kilometra më larg, në Spanjë ende besojnë se Lionel Messi po mendon dhe dëshiron rikthimin te Barcelona.

Ajo çfarë nuk është problem në këtë mes është kontrata e re, sa i përket kushteve financiare, pasi Al-Khelaifi është i gatshëm t’i plotësoj çdo dëshirë sulmuesit dhe tani fjala e fundit i takon Lionel Messi-t.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat