Skela merr drejtimin e skuadrës tjetër

Futboll

Skela merr drejtimin e skuadrës tjetër

Më: 25 janar 2023 Në ora: 11:11
Skela merr drejtimin e skuadrës tjetër

Shqiptari Ervin Skela do të jetë trajneri i përkohshëm i të rinjve U-19 të Eintrakt Frankfurt.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi pasi konfimoi largimin e teknikut Damir Agovic.

“Ne po ndjekim një filozofi të qartë për akademinë e të rinjve.

Jo vetëm në lidhje me stërvitjen e lojtarëve, por edhe me trajnerët, të cilët luajnë një rol kyç në zhvillimin e talenteve.

Gjatë pushimeve dimërore analizova intensivisht strukturën e mëparshme dhe situatën aktuale dhe arrita në vendimin që së bashku me Damir Agovicin të mos shohim të ardhme përtej sezonit”, tha drejtori Alexander Richter.

Në A-Jugend-Bundesliga, Eintrakt Frankfurt është në vendin e 13-të në pushimin dimëror me 11 pikë nga 10 ndeshje. 

Në Ligën e të rinjve, ekipi i mbijetoi fazës së grupeve dhe do të luajë në play-off kundër Alkmar në shkurt.

Rikujtojmë që më parë Skela ka qenë edhe trajner i ekipit të 17-vjeçarëve të Eintraktit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat