Ia vunë flakën autobusit të tifozëve kundërshtarë, arrestohen 9 ultras

Futboll

Ia vunë flakën autobusit të tifozëve kundërshtarë, arrestohen 9 ultras

Më: 25 janar 2023 Në ora: 11:44
Ia vunë flakën autobusit të tifozëve kundërshtarë

Policia dhe Karabinierët kryen bashkërisht arrestimin në flagrancë të 9 personave.

Përkatësisht ishin 7 ultras të Paganese dhe 2 nga Casertana, disa prej të cilëve kishin marrë në të kaluarën penalitete për çështje tifozerie.

Këto janë rezultatet e hetimeve të nisura pas përplasjeve mes tifozëve kundërshtarë të ndodhur të dielën e 22 janarit 2023.

Ngjarja ndodhi përgjatë rrugës për të mbërritur në stadiumin komunal “Marcello Torre”, para ndeshjes Paganese-Casertana.

Episodi më i rëndë ishte ai i djegies së autobusit me tifozë kundërshtarë.

Protagonistët e përplasjeve fillimisht kishin mbetur të paidentifikuar, pasi kishin vepruar me fytyrën e mbuluar me kapuç.

Subjektet janë duke u hetuar për shkaqe të ndryshme.

Ata kanë kryer veprat penale të mbajtjes dhe hedhjes së sendeve të forta dhe bombave tymuese, kundërshtim ndaj zyrtarëve publikë, rrahje, shkatërrim e të tjera.

Pikërisht nga përplasja e dhunshme mes tyre ndodhi edhe djegia e autobusit me mbështetës të ekipit të Casertas.

Si pasojë u dëmtua një ndërtesë dhe prona të shumta në zonën përreth, ndërsa u plagos një prej karabinierët që ndërhynë për të mbrojtur rendin publik.

Prokurori në detyrë, urdhëroi transferimin e të dyshuarve në shtëpitë e tyre. Kështu, arrest shtëpiak për të gjithë, në pritje të caktimit të seancës së vlefshmërisë së arrestimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat