Modriçi refuzon Al Nassrin

Futboll

Modriçi refuzon Al Nassrin

Më: 25 janar 2023 Në ora: 15:41
Modriçi refuzon Al Nassrin

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modriç, ka refuzuar ofertën e klubit të Arabisë Saudite, Al Nassr, për ta nënshkruar atë në fund të sezonit.

Kështu ka bërë të ditur e përditshmja angleze “Marca”.

Me kontratën e Modriqit që skadon në fund të sezonit, Al Nassri shpresonte ta ribashkonte atë me ish-shokun e skuadrës Ronaldon dhe thuhet se po ofronte një pagë prej 40 milionë eurove në vit.

Megjithatë, legjenda kroate duket se do të vazhdojë te Real Madridi edhe për një sezon tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat