Xavi i kënaqur me kontratën e re të Alonsos

Futboll

Xavi i kënaqur me kontratën e re të Alonsos

Më: 28 janar 2023 Në ora: 12:08
Xavi i kënaqur me kontratën e re të Alonsos

Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka mirëpritur vendimin e Marcos Alonso për të nënshkruar një kontratë të re.

Mbrojtësi i majtë e ka zgjatur qëndrimin e tij me liderët e La Ligas edhe për dymbëdhjetë muaj të tjerë, pasi paraprakisht kishte arritur në "Camp Nou" si lojtar i lirë nga Chelsea në shtator të vitit të kaluar. 

"Jam shumë i lumtur me Marcos.

Së pari, si person dhe si profesionist brenda dhomës së zhveshjes, ku ai është përshtatur shumë mirë", ka thënë Xavi. "Por edhe si lojtar. Ai është solid, i pjekur dhe me përvojë.

Ai ka qenë një nënshkrim i nivelit të lartë dhe do të jetë shumë i rëndësishëm për ne që të ecim përpara"..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat