Tri afrime për Kastriotin

Futboll

Tri afrime për Kastriotin

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 12:37
Tri afrime për Kastriotin

Kastrioti ka kryer tri përforcime në ditën e fundit të merkatos. Klubi krutan ka siguruar shërbimet e Arturo Reginaldos, Moustapha Camara dhe Stuart Gjetës.

I pari është një emër i njohur në Superiore. Sulmuesi nga Mozambiku ka luajtur më parë me Luftëtarin, Laçin, Kukësin dhe Dinamon në futbollin shqiptar.

Me verlindorët u shpall Këpuca e Artë e Superiores në sezonin 2018/2019 me 13 gola, ndërkohë që tani do të synojë të ndihmojë Kastriotin të sigurojë mbijetesën me golat e tij.

Ndërkohë, Camara është 19 vjeç dhe luan si sulmues i majtë. Senegalezi ishte pjesë e turqve të Ankara Keciorengucu, ekip me të cilin zhvilloi 13 ndeshje dhe shënoi një gol gjatë fazës së parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat