Tebas: Mbappe dhe Haaland mund të luajnë vetëm te Real Madridi!

Futboll

Tebas: Mbappe dhe Haaland mund të luajnë vetëm te Real Madridi!

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 12:41
Tebas

La Liga për të rifituar pak nga prestigji i saj përballë rrëmujës së pandërprerë të futbollistëve drejt Ligës Premier, pritet të tentoj transferimin e yjeve të mëdhenj.

“El Chiringuito” ka bërë një intervistë me presidentin e La Ligas, Havier Tebas, duke e pyetur për ardhjen e mundshme të dy lojtarëve më të fuqishëm në futbollin botëror: Kilian Mbape dhe Erling Haaland.

Tebas nuk hezitoi të përgjigjet, teksa konfirmoi se Real Madridi mund t’i transferojë të dy, duke mos i lënë asnjë shans Barcelonës.

“Shpresojmë që të dy lojtarët të luajnë në La Liga, por këta dy lojtarë mund të jenë vetëm në Real Madrid, sepse situata ekonomike e Barcelonës nuk do t’i lejojë ata të kenë qasje në këto lloje lojtarësh”.

Tebas gjithashtu konfirmoi se shumë gjëra do të duhej të ndryshonin te Barcelona që ajo të inkorporojë këta dy lojtarë.

“As këtë sezon dhe as tjetrin. E shoh të pamundur”, përfundoi presidenti i La Ligas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat