Roma i kthehet fitoreve 

Futboll

Roma i kthehet fitoreve 

Nga: K. G. Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 19:57
Pamje nga ndeshja

Roma pas humbjes nga Napoli me rezultat 2:1 në Serie A, pas humbjes për Kupë të Italisë, me 1:2 nga Cremonese, sonte i kthehet fitoreve në kampionatin italian.

Romakët shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Empolit.

Tre pikë në kohën e duhur për Romën, që në mes javë pësuan tronditje me eliminim nga kupa.

Golat i realizuan Ibanez (2') e Abraham (6').

Roma ngritet në vend të tretë me 40 pikë, ndërsa Empoli zë vendin e dhjetë me 26 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat