Tchouameni del në “mbrojtje” të Vinicius

Futboll

Tchouameni del në “mbrojtje” të Vinicius

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 15:09
Tchouameni del në “mbrojtje” të Vinicius

Një ndër problemet kryesore në botën e futbollit është dhe racizmi, me tifozët, që nuk ndalojnë deri sa të kënaqin egon e tyre dhe një gjë e tillë po ndodh edhe me anësorin e sulmit “galaktik”, Vinicius Junior, i cili prej kohësh tashmë po vuan episode të tilla.

Për të dalë në mbrojtje të shokut të tij të skuadrës, mesfushori francez i Real Madrid, Aurelian Tchouameni tha për mediat se problemi nuk është lojtari apo momentet e vështira gjatë ndeshjes, por problemi nis që në shoqëri dhe gjithashtu këroi zero tolerancë për të tilla skena.

“Unë e kuptoj mirë Viniciusin.

E dimë që në futboll ka momente të vështira për shkak të faktorëve të jashtëm.

Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe është i fokusuar në futboll.

Problemi është në shoqëri. Duhet të ketë zero tolerancë për racizmin, pavarësisht nëse Vinicius është i zi, i bardhë apo i kuq.

Kjo gjë duhet të ndalet. La Liga ka ndërmarrë hapa dhe shpresoj se kjo sjellje mund të çrrënjoset plotësisht”,- u shpreh i revoltuar mesfushori i Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat