Barcelona sprovohet nga Villareali

Futboll

Barcelona sprovohet nga Villareali

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 12:45
Topi

E diela do të jetë mjaft e pasur me ndeshje interesante futbollistike në ligat më të forta të Evropës.

Manchester United do t’I shkojë Leedsit në ndeshjen që nis nga ora 15:00, kurse Manchester City e pret Aston Villan nga ora 17:30.

Në Ligue 1, Edon Zhegrova në super formë me Lille e pret ekipin e Strasbourgut, kurse Reims me Arbër Zenelin përballen me Troyes.

Të dyja këto ndeshje nisin nga ora 15:00.

Në Serie A, Juventusi përballet me Fiorentinan nga ora 18:45, kurse Napoli e pret Cremonesen me fillim nga ora 20:40.

Në La Liga, Barcelona udhëton në ndeshjen mjaft të vështirë ndaj Villarrealit nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat