Dortmund - Chelsea, ndeshja kryesore

Futboll

Dortmund - Chelsea, ndeshja kryesore

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 11:15
Dortmund - Chelsea, ndeshja kryesore

Liga e Kampionëve do të vazhdojë sonte me dy ndeshje të tjera të së tetës së finales.

Pa dyshim, dueli kryesor i natës do të jetë ai me Borussia Dortmundit dhe Chelseat.

“Blues” me përforcimet e mëdha të bëra gjatë janarit, do të mundohen ta sigurojnë një rezultat sa më të favorshëm në Gjermani para lojës së kthimit që do ta luajnë më pas në shtëpi.

Nga ana tjetër, Verdhezinjtë, të prirë nga publiku i tyre i zjarrtë, do të mundohen të krijojnë epërsi solide para lojës në “Stamford Bridge".

Ndërkohë, sonte do të luhet edhe ndeshja mes Club Brugge dhe Benfica.

Portugezët e bënë një fazë impresionuese të grupeve dhe do të mundohet ta vazhdojnë këtë seri edhe në fazën eliminuese.

Kurse, belgët e kanë rastin jetik që të shkojnë në çerekfinale dhe për ta bërë këtë duhet të tregohen të suksesshëm në dy duelet me Benfican.

Të dyja ndeshjet e sontme do të fillojnë në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat