Sneijder tregon paturpësinë e madhe të kapitenit të Serbisë

Futboll

Sneijder tregon paturpësinë e madhe të kapitenit të Serbisë

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 13:06
Sneijder

Tërmetet shkatërruese në juglindje të Turqisë dhe në veri të Sirisë ndodhën të hënën e kaluar dhe për fat të keq tashmë numri i personave që ndërruan jetë ka kaluar mbi 40 mijë, çka flet shumë për fatkeqësinë që ka goditur këto dy vende.

Kështu drejtuesit e Federatës së Futbollit të Holandës vendosën që këtë fundjavë kapitenët e klubeve të atij vendi të mbajnë shiritat specialë në ndeshjet e tyre në shenjë mbështetjeje për popujt e Turqisë dhe Sirisë.

Mirëpo, edhe një gjest i tillë humanitar nuk mund të kalonte pa skandal.

Në qendër të vëmendjes ishte ish-lojtari i Holandës, Wesley Sneijder, i cili ishte i ftuar në një emision kushtuar Champions League.

Sneijder dikur ka veshur fanellën e Galatasaray-t dhe sigurisht që është i lidhur me Turqinë, teksa nuk e fsheh se sa është prekur nga tragjedia që i ndodhi atij vendi, por edhe Sirisë.

Ish-mesfushori i Interit i habiti të gjithë në studio kur vendosi në tavolinë shiritin e kapitenit që kapitenët e klubeve holandeze mbanin në fundjavë, por i tronditi të gjithë kur zbuloi se Dushan Tadiq, njëkohësisht kapiteni i Serbisë, ishte i vetmi që nuk e kishte në krah.

Të dielën, Ajax luajti në shtëpi kundër Waalwijk dhe fitoi 3:1, ndërsa rezultoi se Tadiq ishte i vetmi kapiten i të gjitha klubeve holandeze që nuk mbante shiritin e kapitenit kushtuar popullit të Turqisë dhe Sirisë.

“Të gjithë kapitenët në ligën tonë më të fortë këtë fundjavë mbanin shiritin e kapitenit kushtuar popullit të Turqisë dhe Sirisë.

Të gjithë përveç Dushan Tadiq? nga Ajax sepse nuk donin ta bënin”, tha Sneijder mbrëmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat