Conte sërish në spital

Futboll

Conte sërish në spital

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 13:17
Conte

Antonio Conte nuk iu bashkua skuadrës në fluturimin Milano-Londër pas ndeshjes së Champions-it kundër Milanit. Trajneri italian i Totenhemit qëndroi atje për të bërë një kontroll pas operacionit në tëmth.

Dhe rezultatet e kontrollit e bënë të nevojshme një periudhë pushimi më të gjatë, të cilën ai do ta kalojë në Itali pranë familjes dhe jo në Angli.

“Fatkeqësisht e nënvlerësova procedurën dhe isha i paduruar për t’u kthyer”, tha tekniku.

Kështu, stoli i “Spërsave” do t’i besohet përkohësisht zëvendësit të tij, Kristan Stelinit.

Asistenti i Contes ishte në stol edhe në fitoren kundër Mançester Sitit. Për momentin nuk ka një datë të rikthimit të Kontes në krye të skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat