Skandali me arbitrat, Tebas përjashton dënimin e Barcelonës

Futboll

Skandali me arbitrat, Tebas përjashton dënimin e Barcelonës

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 14:45
Tebas dhe Laporta

Presidenti i Ligës spanjolle, Havier Tebas, ka qenë nga të fundit që ka reaguar në lidhje me çështjen e pagesave të gjyqtarëve nga ana e Barcelonës në periudhën 2016-2018.

Por, numri një i La Ligës ka përjashtuar kategorikisht çdo masë ndëshkimore sportive në adresë të klubit katalanas.

Mediat spanjolle, veçanërisht ato të Madridit, flisnin deri në zbritjen nga kategoria të Barçës, por për Tebas një gjë e tillë është e pamundur.

“Duhet të jemi të qartë, që të ndajmë mundësinë e masave ndëshkimore sportive nga ato juridike. Sa u përket masave sportive është e pamundur që Barcelona të dënohet.

Sa për anën ligjore, penale, kjo është një tjetër histori. Të shohim si do të vijojnë hetimet”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat